“Dhuratat i more nga ish-i dashuri në Belgjikë, pse e fsheh”, Atdheu vë në siklet Ledjanën - Gazeta Express
string(86) "dhuratat-i-more-nga-ish-i-dashuri-ne-belgjike-pse-e-fsheh-atdheu-ve-ne-siklet-ledjanen"

Yjet

Gazeta Express

18/02/2021 18:42

“Dhuratat i more nga ish-i dashuri në Belgjikë, pse e fsheh”, Atdheu vë në siklet Ledjanën

Yjet

Gazeta Express

18/02/2021 18:42

Dhurata që Ledjana mori për Shën Valentin me pusullën “Më mungon”, ka ngritur dyshime të mëdha në Përputhen, se ajo nuk po thotë të vërtetën.

Edhe pse tha se ia ka dërguar dikush anonim, asnjë nga konkurrentët nuk e besoi duke thënë se ajo e di shumë mirë se kush ia ka sjellë.

Lexo Edhe:

Një prej tyre ishte Atdheu, i cili tepër i irrituar i bëri thirrje të mos gënjejnte dhe të zbulonte të vërtetën pasi tha se kishte fakte.

“Pse e fsheh, pse gënjen, pranoje që t’i ka dërguar ish-i dashuri dhuratat, ja sjell ish-i dashuri nga Belgjika, kam fakte,” tha Atdheu.

Ndërkohë Ledjana e vënë në siklet mohoi të gjitha akuzat.