Dhurata paralajmëron një këngë të re, synon rekordin e “Zemër” - Gazeta Express
string(59) "dhurata-paralajmeron-nje-kenge-te-re-synon-rekordin-e-zemer"

Dhurata paralajmëron një këngë të re, synon rekordin e “Zemër”

Gazeta Express

26/02/2020 23:42

Dhurata Dora vitin e kaluar kishte thyer çdo rekord me këngën e saj “Zemër” bashkë me Solking

E tani ajo duket se do të tentojë që ta ndjek këtë sukses me një këngë të re.

Lexo Edhe:

Këtë ajo e ka paralajmëruar me anë të një postimi në Instagram ku këngëtarja ka postuar një fotografi.

Ajo ka shkruar kësaj radhe në gjuhën gjermane dhe jo në gjuhën angleze.

“A jeni gati”, ka shkruar këngëtarja derisa shihet me një këngëtarë tjetër në fotografi.

Kujtojmë që Dhurata Dora ka edhe një këngë me Matre Gims, këngëtarin francez të cilën e kishin lansuar si audio më 6 dhjetor dhe ka më shumë se dy milionë klikime në youtube.

Nuk dihet se a do të jetë kjo këngë e Dhurata Dorës që do të projektohet bashkë me videoklip apo do të jetë ndonjë këngë tjetër befasi nga këngëtarja. /GazetaExpress/