Dhurata Dora është nga këngëtaret më të njohura dhe të pëlqyera të skenës muzikore shqiptare.
Ndonëse shumë e ndjekur ajo ka arritur që jetën private ta mbajë larg syrit të medias dhe publikut madje edhe postimet në rrjetet sociale lidhen kryesisht me muzikën e saj.
Por kësaj here si rrallë, ajo na ka prezantuar me një nga meshkujt më të rëndësishëm në jetën e saj.
Bëhet fjalë për vëllain e saj të vogël.
“Vëllai i vogël nuk është më i vogël”, shkruan këngëtarja në postimin e saj të fundit ku vërehet gjithashtu edhe një ngjashmëri shumë e madhe mes saj dhe vëllait të saj.