Dhurata Dora befason të gjithë, ka gati bashkëpunim me artistin me famë botërore - Gazeta Express
string(79) "dhurata-dora-befason-te-gjithe-ka-gati-bashkepunim-me-artistin-me-fame-boterore"

Gazeta Express

23/10/2020 13:26

Dhurata Dora befason të gjithë, ka gati bashkëpunim me artistin me famë botërore

Gazeta Express

23/10/2020 13:26

Këngëtarja Dhurata Dora është njëra ndër këngëtaret më të njohura në vend, çdo këngë e saj është kthyer në hit.

Kur përmendet Dhurata atëherë menjëherë kujtohen këngët e saja ritmike që dëgjohen në çdo lokal nate në vend.

Lexo Edhe:

Së fundmi po përflitet për një projekt të ri në bashkëpunim më një artist me famë botërore, fansat janë të bindur që këngëtarja dhe “Dj Snake” po sjellin një bashkëpunim, shkruan Gazeta Express.

Shkak është bërë një foto që “Soolking” ka postuar me artistin me famë botërore në Instagram, ku Dhurata ka lënë një koment, duke shkruar “the best” ose ndryshe, më të mirët.

Si duket dy djemtë e suksesshëm po sjellin një bashkëpunim, por ka shumë që mendojnë se mund të jetë edhe një trio.

Së fundmi Dhurata ka postuar një video në llogarinë e saj në Instagram përmes Instastoryt, dhe ajo video ka qenë e mjaftueshme që të vërshojnë komentet dhe të lindin dyshimet që dyshja do të kenë një bashkëpunim.

Në sfond dëgjohet një pjesë e këngës, të cilën nuk e kemi dëgjuar më parë.

Kujtojmë se kjo verë ka qenë shumë e suksesshme për këngëtaren. Ajo ka publikuar tre  projekte, një solo “Ferrari” dhe dy bashkëpunim me Azetin “Fajet” dhe “Xhep Remix”

Të tjera këngët kanë shkaktuar jo pak impakt te publiku, duke u kthyer në hite.

Dhurata Dora gjithashtu do të sjellë një këngë të re me Sabri Fejzullahun, ndërsa ky i fundit zbuloj se kënga që do të realizojnë është “Merrma shiun e Prishtinës”, një nga këngët më të famshme të Sabriut që si duket do vijë në një version “Remake”./Gazeta Express/