Dhurata Dora dhe Azet bashkë në Spanjë - Gazeta Express
string(33) "dhurata-dhe-azet-bashke-ne-spanje"

Gazeta Express

15/07/2020 14:39

Dhurata Dora dhe Azet bashkë në Spanjë

Gazeta Express

15/07/2020 14:39

Dhurata Dora dhe Azet kanë gati edhe bashkëpunimin e dytë mes tyre.

Në dhjetor të vitit 2019, Dhurata Dora dhe Azet u shfaqën për herë të parë bashkë në një performancë në Stutgart të Gjermanisë, duke ngritur në këmbë publikun gjerman.

Energjia që sollën në skenë dhe pëlqyeshmëria e publikut bëri që dyshja shumë shpejt të vijnë me një bashkëpunim, i cili po ashtu është pëlqyer shumë.

AZET X DHURATA DORA – LASS LOS

E publikuar në shkurt të këtij viti kënga numëron më shumë se 17 milion klikime në kanalin “Youtube”.

Por nuk mbaron me kaq bashkëpunimi mes dy artistëve.

Dhurata dhe Azet kanë tashmë gati bashkëpunimin e ri, për këngën me titullin ‘Fajet’, që do të publikohet me datë 16 korrik në orën 23:59.

View this post on Instagram

Ooooooommmmmggggg ?? are you readyyyyy??? ????

A post shared by Dhurata Dora (@dhuratadora) on

T7 ka mësuar disa detaje rreth kësaj kënge që padyshim pritet të shndërrohet në një nga hitet e momentit.

Videoklipi i këngës është xhiruar në Spanjë ndërsa befasia është se Azet do të interpretojë në gjuhën shqipe edhe pse nuk do të mungojnë strofa në gjermanisht.

Dhurata ka vetëm pak kohë që publikuar projektin e titulluar “Ferrari” , i cili është një nga hitet e momentit duke kaluar shifrën e 8 milion klikimeve në “Youtube”./Gazeta Express/

Dhurata Dora – Ferrari