Dhunuan policin pasi iu arrestoi vëllain, prangosen 4 persona në Lezhë - Gazeta Express
string(69) "dhunuan-policin-pasi-iu-arrestoi-vellain-prangosen-4-persona-ne-lezhe"

Gazeta Express

06/08/2020 14:22

Dhunuan policin pasi iu arrestoi vëllain, prangosen 4 persona në Lezhë

Gazeta Express

06/08/2020 14:22

Dhuna e ushtruar ndaj forcave të policisë së Shtetit duke sa vjen edhe shtohet, një tjetër rast raportohet në Lezhë.

Policia e Lezhës ka arrestuar 4 të rinj, pasi kanë goditur punonjësin e policisë  duke i shkaktuar atij dëmtime fizike.

Lexo Edhe:

Mësohet se dy vëllezërit M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M.,  kanë goditur punonjësin e Policisë,  duke i shkaktuar atij dëmtime fizike, për arsye se kishin shoqëruar  vëllanë e tyre.

Ky i fundit, nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin, për verifikim.

Njoftimi i Policisë:

Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, brenda ambienteve të stacionit të Policisë Shëngjin, vihen në pranga 4 shtetas.

Shërbimet policore të Komisariatit Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve M. L., 26 vjeç, M. L., 23 vjeç dhe M. L., 18 vjeç (vëllezër) dhe shtetasit Xh. V., 21 vjeç, banues në fshatin Mërqi, Lezhë.

Dy vëllezërit M. L., 26 vjeç dhe M. L., 18 vjeç, në bashkëpunim me shtetasin Xh. M., në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin kanë goditur punonjësin e Policisë të njësisë operacionale “Shqiponja” në DVP Lezhë, duke i shkaktuar atij dëmtime fizike, për arsye se punonjësit e Policisë kishin shoqëruar  vëllanë e tyre, shtetasin  M. L., 23 vjeç.

23-vjeçari nuk i ishte bindur urdhrit të punonjësit të Policisë për paraqitjen e dokumentacionit të mjetit dhe për këtë arsye ishte shoqëruar në ambientet e stacionit të Policisë Shëngjin, për verifikim.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.