Dhunohet një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari - Gazeta Express
string(49) "dhunohet-nje-grua-ne-gjilan-arrestohet-i-dyshuari"

Dhunohet një grua në Gjilan, arrestohet i dyshuari

Gazeta Express

03/12/2019 12:41

Policia në Gjilan ka arrestuar një person i cili dyshohet se ka dhunuar një grua

Sipas raportit të policisë, rasti kishte ndodhur në muajin nëntor, në rrugën “Bulevardi i Pavarësisë” në Gjilan, ndërkaq i dyshuari është arrestuar të hënën e 2 dhjetorit.

Lexo Edhe:

“Bulevardi i Pavarësisë, Gjilan Nëntor – 2019. Me 02.12.2019 është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar, pasi që i njëjti e kishte dhunuar viktimën femër K-Shqiptare”, theksohet në raport.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje.