Kandidati i PS-së Erion Isai për bashkinë e Kolonjës është dhunuar mesnatën e djeshme në fshatin Qinam nga një simpatizant i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, ku prezent ka qenë edhe kandidati i kësaj force Ethem Lumani.
Mësohet se në lidhje me këtë ngjarje është arrestuar Esmeraldo Kacolli që dyshohet se është dhe personi që goditi Isain dhe është proceduar penalisht Xhemal Kalo për pengim i qarkullimit te mjeteve.
Për shkak të goditjes Isai ka një frakturë të lehtë në pjesën e hundës pas përplasjeve që mund të ketë pasur me simpatizantët e koalicionit të Bashkë Fitojmë.
Gjithashtu në ambientet e komisariatit janë përfaqësues edhe nga Partia Socialiste dhe nga koalicioni Bashkë Fitojmë.