Dhunohet infermieri në spitalin “Nënë Tereza”, arrestohet autori - Gazeta Express
string(61) "dhunohet-infermieri-ne-spitalin-nene-tereza-arrestohet-autori"

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2024 11:26

Dhunohet infermieri në spitalin “Nënë Tereza”, arrestohet autori

Shqiperi

Gazeta Express

15/08/2024 11:26

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në spitalin “Nënë Tereza”, ku një 23-vjeçar ka dhunuar infermierin në këtë qendër shëndetësore.

Policia njofton se ka vënë në pranga të riun, ndërsa bëhet e ditur se dhuna e ushtruar ishte për shkak të detyrës.

Lexo Edhe:

“A. Zh., 23 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Goditjet për shkak të detyrës”, pasi ditën e djeshme, në ambientet e spitalit “Nënë Tereza”, ka goditur për shkak të detyrës shtetasin A. N., me detyrë infermier pranë këtij spitali”, njofton policia.