Dhunimi i gazetares në krye të detyrës, reagon Kadastra: Distancohemi, agresori nuk është pjesë e agjencisë tonë - Gazeta Express
string(109) "dhunimi-i-gazetares-ne-krye-te-detyres-reagon-kadastra-distancohemi-agresori-nuk-eshte-pjese-e-agjencise-tone"

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 19:13

Dhunimi i gazetares në krye të detyrës, reagon Kadastra: Distancohemi, agresori nuk është pjesë e agjencisë tonë

Shqiperi

Gazeta Express

05/09/2025 19:13

Agjencia Shtetërore e Kadastrës është distancuar nga dhunimi në krye të detyrës i gazetares Domenika Bajraktari, në Drejtorinë e Kadastrës të rajonit Kamëz-Vorë.

Në një reagim për mediat, Kadastra thotë se 67-vjeçari F.M., tashmë i arrestuar nga policia, i cili goditi me telefon në shpinë gazetaren, nuk është pjesë e institucionit të tyre.

Ndërsa sa i përket rojeve privatë, Q.L. 64 vjeç dhe H.B. 52 vjeç, të cilët janë nën hetim në gjendje të lirë pasi dëmtuan kamerën e operatorit, Kadastra informon se përmes pamjeve filmike po analizohen veprimet e tyre.

Nëse konstatohet shkelje, thotë Agjencia Shtetërore e Kadastrës, do të merren menjëherë masa.

Reagimi i plotë i Agjencisë së Kadastrës:

Në lidhje me lajmet e publikuara gjatë ditës së sotme për ngjarjen e ndodhur pranë Drejtorisë Vendore Kamez-Vorë, sqarojmë se:

Agjencia Shtetërore e Kadastrës dënon dhe distancohet nga çdo akt dhune ndaj përfaqësuesve të medias gjatë ushtrimit të detyrës së tyre.

Në lidhje me rastin e raportuar, sqarojmë se personi që ka kryer veprimin ndaj gazetares nuk është punonjës i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Ndërkohë jemi duke rishikuar të gjitha pamjet filmike të administruara nga kamerat e sigurisë dhe, nëse konstatohet shkelje nga rojet private, do të ndërmerren menjëherë hapat ligjorë dhe kontraktualë për të mos lejuar përsëritjen e rasteve të tilla.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës shpreh besimin e plotë tek institucionet ligjzbatuese dhe është e bindur se ato do të kryejnë hetimet dhe do të vendosin drejtësi sipas ligjit.

Ne besojmë se puna e gazetarëve është një element i rëndësishëm për informimin e qytetarëve dhe ruajtjen e transparencës institucionale.

Agjencia Shtetërore e Kadastrës siguron publikun dhe median se do të vazhdojë të garantojë akses, respekt dhe bashkëpunim të ndërsjellë në çdo proces informimi.