Dhunimi i avokatit në Fier, arrestohet një 32-vjeçar - Gazeta Express
string(51) "dhunimi-i-avokatit-ne-fier-arrestohet-nje-32-vjecar"

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2022 11:27

Dhunimi i avokatit në Fier, arrestohet një 32-vjeçar

Shqiperi

Gazeta Express

25/11/2022 11:27

Policia ka vënë në pranga një 32-vjeçar për dhunimin e avokatit në ambientet e jashtme të Gjykatës së Fierit dhe ka nisur hetim në gjendje të lirë për një 70-vjeçar po për të njëjtën vepër penale.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, sipas të cilit në ambientet e jashtme të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, u konfliktuan dhe u goditën me grushte, shtetasit J. V., 70 vjeç, I. V., 32 vjeç dhe E. S., 37 vjeç (37-vjeçari me profesion avokat), ju bëjmë me dije se:

Lexo Edhe:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan, për veprën penale “Kundërshtimi dhe goditja e gjyqtarit”, shtetasin I. V., 32 vjeç, si dhe referuan materialet e nisi procedimi në gjendje të lirë, për shtetasin J. V., 70 vjeç, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit  E. S., 37 vjeç (me profesion avokat)”, njofton policia.