Dhuna në oborrin mbretëror - Gjykata e Tiranës dënon Princ Lekën dhe ish-vjehrrin, Elia Zaharia shpallet e pafajshme - Gazeta Express
string(113) "dhuna-ne-oborrin-mbreteror-gjykata-e-tiranes-denon-princ-leken-dhe-ish-vjehrrin-elia-zaharia-shpallet-e-pafajshme"

Lajme

Gazeta Express

21/01/2025 12:25

Dhuna në oborrin mbretëror – Gjykata e Tiranës dënon Princ Lekën dhe ish-vjehrrin, Elia Zaharia shpallet e pafajshme

Lajme

Gazeta Express

21/01/2025 12:25

Gjykata e Tiranës dënoi Princ Leka Zogun me 1 vit burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi zbriti në 8 muaj dhe u vendos pezullim në 16 muaj shërbim prove, për akuzën “Dhuna në familje”.

Gjyqtarja Migena Laska dënoi me 10 muaj Gjergj Zaharinë, babain e Elias, ku me gjykim të shkurtuar dënimi zbret në 6 muaj e 20 ditë.

Gjykata vendosi ta pezullojë dënimin në 1 vit e 40 ditë me kusht.

E njëjta gjyqtare shpalli pafajësi për Elia Zaharinë, pasi fakti nuk përbën vepër penale.

Të tre personat të cilët akuzohen për “dhunë në familje”, u gjykuan me procedurën e gjykimit të shkurtuar.

Ngjarja u shënua në muajin mars 2024, në pallatin mbretëror.

Advertisement
Advertisement
Advertisement