Dhuna në familje vazhdon të mbetet një fenomen shqetësues në Kosovë, viktimat e të cilave shpesh pranojnë edhe tretman mjekësor.
Vetëm gjatë ditës së djeshme, janë raportuar gjashtë raste të tilla.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, thuhet se nga një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, Fushë Kosovë, Podujevë, Pejë, Gjakovë e Malishevë.
Pas raportimeve, në disa prej rasteve policia ka arritur t’i arrestojë të dyshuarit, e në disa prej tyre të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, por që të njëjtit janë në kërkim.
Këto janë rastet që janë raportuar nga Policia e Kosovës:
Prishtinë / 09.01.2025-09:00. Është arrestuar i dyshuari kosovar nën dyshimin se i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike dhe e ka kanosur viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
Fushë Kosovë 09.01.2025, 19:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar vazhdimisht e shqetëson ankuesen femër kosovare. Lidhur me rastin i dyshuari është shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit rasti procedohet në procedurë të rregullt.
Podujevë 09.01.2025, 20:30. Eshtë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psiqike ndaj viktimës femër kosovare, me ç’rast e njëjta është kthyer në shtëpinë e familjarëve të saj, ndërsa i dyshuari ndodhet në arrati.
Gjilan 07.01.2025, 14:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Pejë 09.01.2025, 16:10. Është raportuar se e dyshuara femër kishte kryer veprën e lartcekur, me ç’rast një viktimë ka pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin e dyshuara ndodhet në arrati, ndërsa rasti në procedurë hetimore.
Malishevë 09.01.2025 – 08:00. Ka ndodhë një përleshje në mes të dy personave meshkuj kosovarë, njëri nga ta ka pësuar lëndime trupore dhe ka marrë tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari mashkull kosovar pas rastit ishte larguar nga shtëpia dhe nuk është hasur nga policia.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...