Dhuna ndaj gazetarit në Lezhë, reagojnë politikanët: E papranueshme - Gazeta Express
string(65) "dhuna-ndaj-gazetarit-ne-lezhe-reagojne-politikanet-e-papranueshme"

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2023 22:31

Dhuna ndaj gazetarit në Lezhë, reagojnë politikanët: E papranueshme

Shqiperi

Gazeta Express

25/01/2023 22:31

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar për dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Ervis Hila dhe bashkëshortes së tij në Lezhë.

Begaj ka dënuar sulmin në një postim në rrjetet sociale dhe e cilëson të papranueshme cënimin e lirisë së fjalës dhe dhunën ndaj gazetarëve.

Lexo Edhe:

“Dënoj me forcë dhunimin e gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Tek sa i uroj një shërim të shpejtë zotit Hila dhe bashkëshortes, inkurajoj institucionet shtetërore përgjegjëse të hetojnë dhe zbardhin sa më shpejt këtë ngjarje. Cënimi i fjalës së lirë, presioni dhe mbi të gjitha dhuna ndaj gazetarëve është e papranueshme në një shtet demokratik”, ka shkruar Presidenti Begaj.

Një reagim ka ardhur edhe reagimi i Unionit të Gazetarëve, teksa kanë kërkuar që autorët të vihen para drejtësisë duke e konsideruar si një agresion kriminal.

Unioni i Gazetarëve Shqiptarë dënon ashpër sulmin dhunues mbi gazetarin Elvis Hila dhe bashkëshorten e tij, të ndodhur ditën e mërkurë në qytetin e Lezhës. Sulmi i dhunshëm i dy qytetarëve të identifikuar, mbi gazetarin për shkak të detyrës, përbën një agresion kriminal dhe të dënueshëm.

Kallzimi zyrtar nga gazetari Hila dhe bashkëshortja e tij ndaj dhunuesve përbën një arsye që policia lokale të ndalojë sa më parë autorët dhe t’i verë përballë drejtësisë. UGSH dënon me forcë aktin kriminal dhe mbështet plotësisht kolegun dhe bëhet pjesë e solidaritetit të krejt kolegëve të Lezhës, ndaj tij dhe familjes.

Kërkojmë nga autoritetet e policisë së shtetit të marrin masa të menjëhershme për garantimin e qetësisë dhe sigurisë së kolegut dhe familjes së tij si dhe mundësimin e gjithë lirisë për të ushtruar detyrën e vet si reporter.

Zyra Informuese. Unioni i Gazetarëve Shqiptarë. Raport i përcjellë pranë Zyrës Informuese të UGSH”, thuhet në reagim

Gjithashtu edhe Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka dënuar sulmin ndaj gazetarit dhe bashkëshortes së tij, duke u bërë thirrje autoriteteve që të zbardhin ngjarjen dhe thotë se një sulm i tillë është goditje ndaj lirisë së medias. 

“Sulmi ndaj gazetarit të Report TV në Lezhë, Elvis Hila, dhe bashkëshortes së tij është një dhunë e dyfishtë: goditje ndaj lirisë së medias dhe njëkohësisht ndaj një gruaje. Dhuna ndaj medias është dhunë ndaj të gjithëve. Media e lirë është një shtyllë e shoqërisë së lirë, një nxitëse e demokracisë, e konsolidimit dhe kontrollit të institucioneve, e edukimit të vlerave demokratike. Inkurajoj agjensitë ligjzbatuese të zbardhin sa më shpejt, me përgjegjësi, profesionalizëm e transparencë këtë veprim të dënueshëm”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla.

Edhe deputetja Ina Zhupa, si anëtare e komisionit të medias, ka dënuar sulmin nga gazetarit Elvis Hila. Zhupa shkruan se ky rast duhet të shërbejë si një shtysë për të ashpërsuar masat ligjore për ata që guxojnë dhe prekin gazetarët.

“Akt shumë i rëndë i goditjes së gazetarit të Report Tv Elvis Hila dhe bashkëshortes së tij. Si anëtare e komisionit të medias dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt, që vjen për shkak të profesionit të gazetarit. I uroj shërim të shpejtë gazetarit Hila dhe bashkëshortes së tij. Bëj thirrje policisë së shtetit të veproj me shpejtësi për kapjen e autorëve.

Është rasti që të na bëj më të ndërgjegjshëm si ligjvënës për të ashpërsuar masat ligjore për ata që guxojnë dhe prekin gazetarët. Duhet të kenë rrethana rënduese për shkak se gazetarët janë misionar të interesit publik dhe nuk kanë asnjë mjet për t’u mbrojtur nga sulmet për shkak të profesionit”, tha Zhupa.

/Gazeta Express