Dhuna e fisit Rraja, përfundon pas 5 orësh takimi Çuçi-Rrumbullaku - Gazeta Express
string(65) "dhuna-e-fisit-rraja-perfundon-pas-5-oresh-takimi-cuci-rrumbullaku"

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2023 14:42

Dhuna e fisit Rraja, përfundon pas 5 orësh takimi Çuçi-Rrumbullaku

Shqiperi

Gazeta Express

08/07/2023 14:42

Ka përfunduar pas pesë orësh takimi mes ministrit të Brendshëm Bledi Çuçi me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamed Rrumbullaku takim që vjen pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur vendin, që nga vrasja në Larushkë e deri tek sherri për guroren në zonën e Thumanës.

Sipas të dhënave, temë diskutimi në takim ishin ngjarjet e fundit kriminale, por edhe incidenti i ndodhur në Thumanë mes fisit Rraja dhe dy kushërinjve të fisit Maja. Deri më tani në kërkim për këtë ngjarje janë dy vëllezërit e deputetit Ramazan Rraja, Flamur dhe Xhelal Rraja dhe K.Rraja ndërsa një natë më parë u shpall në kërkim edhe djali i tij Rexhep Rraja.

Në pranga për këtë ngjarje ka përfunduar Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku dhe Andi Rraja.

/Gazeta Express