"Dhoma ishte me gjak, më kanë goditur me pendrek në kokë",rrëfimi tronditës i mërgimtarit për dhunën e policisë serbe - Gazeta Express
string(113) "dhoma-ishte-me-gjak-me-kane-goditur-me-pendrek-ne-kokerrefimi-trondites-i-mergimtarit-per-dhunen-e-policise-serbe"

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 17:08

“Dhoma ishte me gjak, më kanë goditur me pendrek në kokë”,rrëfimi tronditës i mërgimtarit për dhunën e policisë serbe

Lajme

Gazeta Express

19/08/2025 17:08

Esat Rexhepi, një mërgimtar nga Polonia, ka rrëfyer përjetimin e tij tronditës gjatë kalimit në kufirin me Serbinë. Ai thotë se u ndalua nga policia serbe pasi dyshohej se kishte lidhje me ish-luftëtarë të UÇK-së, dhe më pas u përball me dhunë brutale.

“Dhoma ishte me gjak më kanë mshu me pendrek në kokë”- rrëfeu Rexhepi, duke treguar se skena ishte makabër.

Sipas tij, policët serbë e kanë rrahur brutalisht pa asnjë arsye ligjore, duke e akuzuar për lidhje të paqena me UÇK-në.

Ai shtoi se ka përjetuar jo vetëm dhunë fizike, por edhe dhunë psikike për 10-11 orë.