"Dhoma gazi për shqiptarët", reagon Daut Haradinaj: Asnjë fjalë nga kumbara i koalicionit qeverisës në RMV Albin Kurti - Gazeta Express
string(114) "dhoma-gazi-per-shqiptaret-reagon-daut-haradinaj-asnje-fjale-nga-kumbara-i-koalicionit-qeverises-ne-rmv-albin-kurti"

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 19:46

“Dhoma gazi për shqiptarët”, reagon Daut Haradinaj: Asnjë fjalë nga kumbara i koalicionit qeverisës në RMV Albin Kurti

Lajme

Gazeta Express

03/08/2025 19:46

Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka reaguar për mosreagimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për thirrjet antishqiptare gjatë ndeshjes së basketbollit të luajtur të shtunën mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë.

Haradinaj tha se kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoninë e Veriut, Albin Kurti, s’ka bërë asnjë reagim.

Reagimi i plotë i Haradinajt:

“Ndryshimi” që e solli Albin Kurti në Maqedoni të  Veriut po ju bën të fala me klithmat shurdhuese:

“Dhoma gazi për shqiptarët”.

“Shqiptari i mirë është vetëm shqiptari i vdekur

“Maqedoni e pastër (pa shqiptarë)”.

“Shqiptarët e mallkuar ta dijnë se emri Maqedoni nuk zhduket”.

Asnjë fjalë, asnjë reagim nga Kurti, kumbara i koalicionit qeverisës në Maqedoni të Veriut.