string(73) "dhoma-e-tregtise-cmimi-i-energjise-i-demton-bizneset-per-130-milione-euro"

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 13:03

Dhoma e Tregtisë: Çmimi i energjisë i dëmton bizneset për 130 milionë euro

Lajme

Gazeta Express

20/05/2025 13:03

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, njofton se para kryeministrit në detyrë “dhe ministres në detyrë të Ekonomisë, ka paraqitur të gjitha nenet e Ligjit për Energjinë, të cilat, sipas saj, po shkelen me vendimin e marrë nga Zyra e Rregullatorit të Energjisë për liberalizimin e tregut të energjisë.

“Në takimin e organizuar nga Sekretariati i Këshillit Kombëtar për Ekonomi dhe Investime, kryetari i Kuvendit të DHTIK-së, Hamdi Malushaj, ka thënë se ZRRE-ja nuk ka bërë një analizë të thelluar financiare për këtë proces”, njofton Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Kosovës.

Malushaj ka theksuar se ky vendim i hedh bizneset në rrugë, duke i nxjerrë prej “shtëpisë së tyre” dhe duke i lënë në mëshirën e KEDS-it.

Ai ka bërë thirrje për krijimin e një komisioni qeveritar për auditimin e këtij vendimi, derisa ka propozuar që të analizohet me të njëjtin seriozitet me të cilin po e analizon Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, sepse çmimi i ri i ofruar për energjinë, është dyfish më i shtrenjtë se ai i mesatares në rajon.

Tutje kryetari Malushaj, ka shtuar se bazuar në një analizë të përafërt të bërë ofertave të ofruara nga KESCO, çmimi aktual po rritet në 264%.

“Kjo rritje e madhe e çmimit dëmton bizneset në vlerë të 130 milionë eurove dhe buxhetin e shtetit në vlerë të 13 milionë eurove. Andaj ky vendim është i pa analizuar mirë nga ZRRE dhe për Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, ky vendim i ZRRE-së është i pa pranueshëm dhe vlerësojmë se është i ndikuar nga përfituesi”, ka deklaruar Malushaj.