Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan voton nenet për shkarkimin e Donald Trump - Gazeta Express
string(84) "dhoma-e-perfaqesuesve-e-kongresit-amerikan-voton-nenet-per-shkarkimin-e-donald-trump"

Gazeta Express

19/12/2019 3:22

Dhoma e Përfaqësuesve e Kongresit amerikan voton nenet për shkarkimin e Donald Trump

Gazeta Express

19/12/2019 3:22

Dhoma e Përfaqësuesve e Konresit amerikan ka votuar pas tetë orë debati dy nenet që kërkojnë shkarkimin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump

“Abuzim me pushtetin” është neni i parë që ka marrë 230 vota të demokratëve, derisa kundër kanë votuar 197 republikanë.

Kurse në nenin e dytë bëhet fjalë për “pengimin e Kongresit”, një nen që ka marrë shumicën e nevojshme prej 216 votash.

Por, a do të shkarkohet Trump apo jo kjo pritet të shihet në janar ku ai do të del në gjyq para Senatit që numëron 100 senatorë.

Për rrëzimin e Trump duhet të jenë 2/3 e votave të cilat demokratët nuk i kanë. Senati kontrollohet nga Republikanët.

Trump është presidenti i tretë në histori të SHBA-ve i cili votohet për shkarkim.

Më parë Dhoma e Përfaqësuesve kishte votuar për shkarkim presidentin Andreë Johnson në vitin 1868 dhe Bill Clintonin në vitin 1998. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement