Ndërsa sulmet vazhdojnë në Liban, në një deklaratë të përbashkët të lëshuar sot, 29 vende nga e gjithë bota shprehën shqetësime.
Ata u bëjnë thirrje luftëtarëve të Hezbollahut në Liban të ulin armët, ndërsa i kërkojnë Izraelit të përmbahet nga sulmet ndaj infrastrukturës civile ose zonave me popullsi të dendur në vend, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.
Ata gjithashtu dënojnë sulmin e 6 marsit që ndikoi në Forcën e Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Liban (Unifil) dhe plagosi katër ushtarë. Letra thotë se “ata që janë përgjegjës për sulmin” duhet të mbahen përgjegjës, pa përmendur emra.
Të paktën 634 persona janë vrarë dhe mbi 1,500 janë plagosur në Liban që kur filluan sulmet izraelite më 2 mars, thotë ministria e shëndetësisë e Libanit.
Dhe gati një milion njerëz në Liban kanë ikur nga shtëpitë e tyre pas urdhrave të evakuimit izraelit, thuhet në letër.
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...