Dy qytete të Izraelit kanë cak i sulmeve të Iranit, Dimona dhe Arad pak më parë.
Siç raporton Sky News, sulmi në Arad ka shkaktuar dëme të mëdha, ndërsa shërbimi i ambulancës izraelite njofton se 33 persona janë plagosur, përcjell Gazeta Express.
Nga këta, katër persona thuhet se janë në gjendje serioze.
Gjithashtu raportohet se në vendngjarje ka shpërthyer një zjarr.
Një zëdhënës i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit tha se sulmet në Arad dhe Dimonë tregojnë se “regjimi iranian po përdor sulme të papërgjegjshme që vetëm sa e ekspozojnë më shumë paqëndrueshmërinë e tij dhe mungesën e respektit për jetën njerëzore, duke synuar në mënyrë strategjike civilët.”
Mohammad Baqer Ghalibaf, zëdhënësi i Parlamentit të Republikës Islamike të Iranit, pretendoi se sulmi ndaj Dimonës tregoi se “qielli izraelit është i pambrojtur”. Sulmi plagosi 39 persona, që do të thotë se dhjetëra izraelitë janë plagosur këtë mbrëmje.