Dhjetënjakët raportohet se janë në gjendje të rëndë dhe po luftojnë me jetën - Gazeta Express
string(76) "dhjetenjaket-raportohet-se-jane-ne-gjendje-te-rende-dhe-po-luftojne-me-jeten"

Dhjetënjakët raportohet se janë në gjendje të rëndë dhe po luftojnë me jetën

Lajme

Gazeta Express

11/06/2021 12:14

Dhjetënjakët e një çifti nga Afrika Jugore – shtatë djem e tri vajza – janë duke luftuar për jetën e tyre në një spital në Pretoria, sipas raportimeve.

Një dado, e cila nuk deshi të identifikohej, për një medium lokal tha: “Foshnjat ende janë në inkubator duke luftuar për jetën e tyre. Ato u lindën pas 29 javësh, nëna është ende e dobët. Ne duam t’i mbrojmë ato, është çështje e ndjeshme.”

Lexo Edhe:

Disa muaj para lindjes, gruaja që lindi dhjetënjakë, Gosiame Thamara Sithole, kishte thënë se shtatzënia në fillim ishte e vështirë, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

“Isha e sëmurë. Ishte vështirë për mua. Ende është vështirë, por tani jam mësuar. Nuk ndiej dhimbje më, por ende është paksa vështirë”, tha ajo.

Babai i foshnjave ka thënë se ishte i befasuar, kur i treguan se gruaja e tij ka lindur dhjetë fëmijë, sepse në bazë të kontrolleve priteshin “vetëm” tetë.

Ndonëse ekspertët shëndetësorë besojnë se gratë lindin shumë fëmijë në një lindje zakonisht përmes trajtimit artificial, prindërit afrikanë këmbëngulin që në rastin e tyre gjithçka ishte natyrale.