Dhjetë republikanë votuan për hetimin e Trumpit për herë të dytë - Gazeta Express
string(64) "dhjete-republikane-votuan-per-hetimin-e-trumpit-per-here-te-dyte"

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 8:20

Dhjetë republikanë votuan për hetimin e Trumpit për herë të dytë

Lajme

Gazeta Express

14/01/2021 8:20

Donald Trump të mërkurën u bë presidenti i parë në historinë e Shteteve të Bashkuara që pritet të hetohet nga autoritetet pasi një gjë e tillë u miratua në Dhomën e Përfaqësuesve. Kjo nismë u votua edhe nga dhjetë anëtarë të këtij organi nga Partia Republikane e Trumpit.

Në shifra, 232 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve e përkrahën hetimin, ndërsa 197 të tjerë votuan kundër. Sidoqoftë, duket se ka pak gjasa që Trumpi të shkarkohet para se t’i përfundojë mandati më 20 janar.

Lexo Edhe:

Kryetari i shumicës në Senat, Mitch McConnell, i cili është pjesë e Partisë Republikane, e refuzoi thirrjen e Partisë Demokratike për seancë të shpejtë të hetimit dhe shkarkimit, duke thënë se nuk ka mundësi që kjo të bëhet para se Trumpi të largohet nga zyra.

Në anën tjetër, Bideni tha se është e rëndësishme që seanca e Senatit për hetimin dhe shkarkimin e Trumpit në ditët e para të mandatit të tij të mos e vonojë punën për prioritetet e tij legjislative, përfshirë konfirmimet e Kabinetit, dhe u bëri thirrje udhëheqësve të Senatit për të gjetur një rrugë që të bëhen të dyja punët njëkohësisht.

Dhoma e Përfaqësuesve e miratoi një nen të vetëm të hetimit, duke e akuzuar Trumpin për nxitje të kryengritjes përmes një fjalimi javën e kaluar para përkrahësve të tij, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.