Dhjetë meshkujt më të paguar në futboll, në krahasim me dhjetë femrat më të paguara – Diferencë shokuese - Gazeta Express
string(101) "dhjete-meshkujt-me-te-paguar-ne-futboll-ne-krahasim-me-dhjete-femrat-me-te-paguara-diference-shokuese"

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 18:01

Dhjetë meshkujt më të paguar në futboll, në krahasim me dhjetë femrat më të paguara – Diferencë shokuese

Sport

Gazeta Express

21/07/2025 18:01

Pavarësisht përparimeve në popullaritetin dhe të ardhurat që po gjeneron futbolli i femrave, hendeku financiar mes futbollisteve dhe futbollistëve vazhdon të jetë i thellë dhe i dukshëm.

Aktualisht, Kampionati Evropian për femra po zhvillohet në Zvicër, ku yje të mëdhenj si fituesja e Topit të Artë 2024, Aitana Bonmatí, po tregojnë nivelin më të lartë të lojës. Anglia do të përballet me Italinë më 22 korrik në gjysmëfinalen e parë në Lancy, ndërsa Gjermania do të luajë kundër Spanjës më 23 korrik në Zurich. Por, pavarësisht talentit dhe rritjes së audiencës, futbollistet vazhdojnë të fitojnë shumë herë më pak se kolegët e tyre meshkuj.

Kjo është një çështje e vjetër. Ish-kapitenia e SHBA-së, Megan Rapinoe, ka qenë një nga zërat më të fuqishëm për barazi pagash, ndërsa lojtaret si Alisha Lehmann (Zvicër/Juventus) e kanë trajtuar publikisht këtë temë në vitin 2024.

Në një intervistë për La Repubblica, Lehmann deklaroi:

“Nuk jam yll, jam një person normal. Shkoj në shtëpi, gatuaj, bëj të njëjtën gjë si të gjithë. Pas stërvitjes i them shpesh Douglas-it [Luiz]: ‘Nuk është e drejtë. Bëjmë të njëjtën punë, por ai fiton njëqind mijë herë më shumë se unë’. Kupa e Botës për femra ishte ndoshta eventi i pestë më i ndjekur sportiv në botë. Më shumë shikues se Super Bowl-i. Është e qartë që duhet të kemi pagë të barabartë, të paktën në nivel kombëtar.”

Në SHBA, Federata e Futbollit zyrtarizoi në vitin 2022 barazinë e pagesave mes ekipeve kombëtare të meshkujve dhe femrave, por në pjesën tjetër të botës, dallimet mbeten të mëdha.

10 futbollistet më të paguara në botë (paga vjetore, 2024):

Aitana Bonmatí – £835,000

Alexia Putellas – £584,000

Sam Kerr – £449,000

Racheal Kundananji – £385,000

Keira Walsh – £382,000

Ada Hegerberg – £332,000

Marta – £322,000

Wendie Renard – £298,000

Christine Sinclair – £288,000

Trinity Rodman – £214,000

Këto shifra, ndonëse të konsiderueshme në raport me mesataren e vendit përkatës, zbehen ndjeshëm kur krahasohen me pagat e futbollistëve meshkuj:

10 futbollistët më të paguar në botë (prill 2025):

Cristiano Ronaldo – £173 milionë

Lionel Messi – £110 milionë

Neymar – £95 milionë

Kylian Mbappe – £90 milionë

Karim Benzema – £85 milionë

Mohamed Salah – £70 milionë

Kevin De Bruyne – £50 milionë

Erling Haaland – £50 milionë

Robert Lewandowski – £45 milionë

Sadio Mané – £40 milionë

Pavarësisht rritjes së vlerës së futbollit të femrave dhe suksesit komercial të ngjarjeve si Kupa e Botës dhe Euro 2025, ky kontrast brutal tregon se rruga drejt barazisë së plotë është ende shumë e gjatë./GazetaExpress/