Dhjetë futbollistët më të paguar në Premierligë - Gazeta Express
string(47) "dhjete-futbollistet-me-te-paguar-ne-premierlige"

Futboll

Gazeta Express

28/02/2026 14:44

Dhjetë futbollistët më të paguar në Premierligë

Futboll

Gazeta Express

28/02/2026 14:44

Marrëveshja e re e majme e Bukayo Sakës me Arsenal e bën atë një nga lojtarët më të paguar në Premierligë. Megjithatë, paga e tij e re ende zbehet në krahasim me disa prej yjeve më të mëdhenj të elitës.

24-vjeçari kishte kontratë në “Emirates” deri në vitin 2027, por ka hedhur firmën në një marrëveshje afatgjatë, duke ia besuar të ardhmen klubit të tij të fëmijërisë. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta e ka shpërblyer besnikërinë e tij me një pagë të raportuar prej 300,000 paundësh në javë.

Që prej daljes nga akademia e Arsenal, Saka është shndërruar në një nga talentet më të mira sulmuese në Evropë, me 78 gola dhe 64 asistime.

Ai po i afrohet 300 paraqitjeve me klubin, i cili është ende në garë në katër kompeticione këtë sezon dhe do të përballet me rivalin Chelsea në kampionat të dielën.

Megjithatë, pavarësisht rritjes së konsiderueshme të pagës së tij, ka ende disa lojtarë në Premierligë, që fitojnë dukshëm më shumë.

Më poshtë e gjeni listën e lojtarëve, nga numri 10-të deri te më i paguari.

Gabriel Jesus

Sulmuesi brazilian nënshkroi një kontratë pesëvjeçare fitimprurëse me Arsenal kur u transferua nga Manchester City në vitin 2022 dhe raportohet se fiton 265,000 paund në javë.

Kai Havertz

Një tjetër yll i Arsenalit në listë, pasi kontrata e tij pas transferimit nga Chelsea në vitin 2023 i siguron rreth 280,000 paund në javë.

Alexander Isak

Sulmuesi i ri i Liverpoolit, i cili kushtoi 125 milionë paund kur u largua nga Newcastle verën e kaluar, përfiton një marrëveshje në “Anfield” me vlerë rreth 280,000 paund në javë.

Omar Marmoush

Edhe pse jo gjithmonë titullar te Manchester City, kontrata e tij në “Etihad” thuhet se kap shifrën 295,000 paund në javë.

Bruno Fernandes

Kapiteni i Manchester United i ka shërbyer klubit për gjashtë vite dhe zgjatja e kontratës që nënshkroi në vitin 2024 thuhet se i siguron 300,000 paund në javë.

Bukayo Saka

Me marrëveshjen e re, Saka renditet i pesti në listë me 300,000 paund në javë, njësoj si Fernandes, por me kontratë më afatgjatë.

Virgil van Dijk

Kapiteni karizmatik i Liverpoolit ka fituar pothuajse gjithçka me klubin dhe zgjatja dyvjeçare e firmosur prillin e kaluar i sjell rreth 350,000 paund në javë.

Casemiro

Mesfushori i Manchester United pritet të largohet në fund të sezonit, duke liruar ndjeshëm buxhetin e pagave, pasi raportohet se fiton 350,000 paund në javë.

Mohamed Salah

Ashtu si Van Dijk, edhe ikona e Liverpoolit nënshkroi kontratë të re vitin e kaluar, e cila thuhet se i garanton 400,000 paund në javë.

Erling Haaland

Makineria e golave të Manchester City kryeson listën si lojtari më i paguar në Premier League. Marrëveshja gati 10-vjeçare që firmosi në janar vitin e kaluar thuhet se ka vlerën rekord prej 525,000 paundësh në javë./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement