“Dhimbje e madhe për të gjithë”, ministrja Manastirliu pas ndarjes nga jeta të mjekut: Nuk e fitoi dot betejën me COVID-19, - Gazeta Express
string(118) "dhimbje-e-madhe-per-te-gjithe-ministrja-manastirliu-pas-ndarjes-nga-jeta-te-mjekut-nuk-e-fitoi-dot-betejen-me-covid-19"

“Dhimbje e madhe për të gjithë”, ministrja Manastirliu pas ndarjes nga jeta të mjekut: Nuk e fitoi dot betejën me COVID-19,

Gazeta Express

06/07/2020 9:46

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu i ka shprehur ngushëllimet familjes së mjekut të ndjerë, Hysni Shkjaut, pasi u nda nga jeta si pasojë e kontraktimit të virusit COVID-19.

Në një postim në facebook, Manastirliu shkruan se ndarja nga jeta e mjekut ishte një humbje e madhe për të gjithë, ndërsa kujton se pa u lodhur i ka shërbyer për 40 vite komunitetit në Pukë.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera ministrja thekson se pavarësisht përpjekjes së kolegëve të tij për ta mbajtur në jetë ne spitalin Infektiv, mjeku nuk ka mundur që ta fitojë betejën me COVID-19.

Reagimi i plotë:

Më trishtoi pa masë lajmi për ndarjen nga jeta këtë mëngjes e dr. Hysni Shkjaut, mjekut të përkushtuar, që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda për asnjë ditë nga banorët e komunitetit në zonën e Qafë-Malit në Pukë!

Ndarja nga jeta e dr. Hysniut është një dhimbje e madhe për të gjithë ne, për familjen, për kolegët, për banorët e zonës së Pukës, ku shërbeu për 40 vite me përkushtim e profesionalizëm.

Dr. Hysniu nuk mundi ta fitonte betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mjekëve, të cilët bënë të pamundurën për ta mbajtur në jetë në spitalin infektiv.

Ngushëllime të sinqerta familjes dhe kolegëve! U prehsh në paqe doktor Hysniu!