Dhimbja e stomakut mund të jetë shenja e parë e koronavirusit? - Gazeta Express
string(61) "dhimbja-e-stomakut-mund-te-jete-shenja-e-pare-e-koronavirusit"

Dhimbja e stomakut mund të jetë shenja e parë e koronavirusit?

Gazeta Express

21/03/2020 23:33

NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) paralajmëron se simptomat kryesore të Covid-19 janë një kollë e re e vazhdueshme dhe një temperaturë e lartë, që do të thotë se ndjeni nxehtësi kur prekeni në kraharor ose kurriz dhe keni probleme me frymëmarrjen.

Ata me Covid-19, në të vërtetë, mund të përjetojnë një dhimbje barku përpara se të shfaqin këto simptoma të ngjashme me gripin.

Lexo Edhe:

Një studim i ri, botuar në “Gazetën Amerikane të Gastroenterologjisë”, sugjeron që njerëzit mund të përjetojnë shqetësime në aparatin tretës, të tilla si diarre, kur janë të infektuar me koronavirus.

Brennan MR Spiegel, bashkë-kryeredaktor i “Gazetës Amerikane të Gastroenterologjisë”, tha: “Pacientët me Covid-19 që kanë shqetësime me aparatin tretës, kanë një rezultat më të keq klinik dhe rrezik më të lartë të vdekshmërisë në krahasim me të tjerët, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së simptomave si diarreja për të dyshuar Covid-19 para se të zhvillohen simptomat e frymëmarrjes “.

Megjithatë, zhvillimi i këtyre simptomave nuk do të thotë që patjetër keni Covid-19 dhe ato janë të ngjashme me sëmundje të tjera, të tilla si ftohja e zakonshme ose gripi.

Ekspertët thonë se disa individë mund të mos i kenë të gjitha këto simptoma ose të mos shfaqin asnjë prej tyre.

Simptomat mendohet se shfaqen midis dy dhe 11 ditësh.