Dhimbja e gjurit, shkaqet dhe mjekimi në Spitalin Amerikan në Kosovë - Gazeta Express
string(67) "dhimbja-e-gjurit-shkaqet-dhe-mjekimi-ne-spitalin-amerikan-ne-kosove"

Shneta

Gazeta Express

21/05/2021 12:47

Dhimbja e gjurit, shkaqet dhe mjekimi në Spitalin Amerikan në Kosovë

Shneta

Gazeta Express

21/05/2021 12:47

Dhimbja e gjurit i referohet ndonjë dhimbjeje ose “djegieje” të brendshme në artikulacionet e këmbës. Dhimbja e gjurit mund të jetë një simptomë e shumë sëmundjeve, duke përfshirë stresin e gjurit, osteoartritin, dëmtimet, guttën, infeksionin dhe bursitin.

Përshkrimi

Lexo Edhe:

Kyçi është i veshur me një membranë që quhet kupa sinoviale. Kupa sinoviale prodhon lëng sinovial, i cili vepron si lubrifikant për lëvizjen e kyçit. Struktura të tjera mbrojtëse janë dhe bursat. Gjuri suporton deri në trefishin e peshës së trupit. Nga lëvizjet e sforcuara, komplekse dhe të tepruara, forca e gjurit fillon të dobësohet duke e bërë gjurin shumë të ndjeshëm ndaj dëmtimeve.

Shkaqet dhe simptomat

Disa shkaqe të dhimbjeve të gjurit:

• Artriti

• Osteoartriti

• Artriti reumatoid

• Artriti septik

• Bursiti

• Cistet e gjurit

• Frakturat

• Gutta

• Dëmtimet dhe paqëndrueshmëritë e ligamentit

Diagnoza

Dhimbja e gjurit mund të diagnostikohet dhe trajtohet nga një ortoped. Diagnoza bazohet në historinë mjekësore të pacientit dhe ekzaminimet fizike. Teste më të avancuara janë Rezonanca Magnetike, Tomografia Kompjuterike dhe Artrografia me Kontrast.

Parandalimi

Forcimi i muskulit të këmbës mund të parandalojë dhimbjet e gjurit të shkaktuara nga mbilodhja në punë. Si rrjedhojë, një gju i fortë parandalon dëmtimet e artikulacionit. Ndaj këshillohet që të stërvitet këmba dhe gjuri në mënyrë që muskuli rreth gjurit të rrisë elasticitetin e tij.

Për më shumë informacion, kontaktoni në inbox ose në numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan, Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan #perqafojejeten

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/ – Facebook

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en – Instagram

https://ks.spitaliamerikan.com/ – Web