Dhëndri i Berishës lë arrestin në shtëpi, por duhet të paguajë 3 milionë lekë brenda 48 orësh (Vendimi) - Gazeta Express
string(100) "dhendri-i-berishes-le-arrestin-ne-shtepi-por-duhet-te-paguaje-3-milione-leke-brenda-48-oresh-vendimi"

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 17:33

Dhëndri i Berishës lë arrestin në shtëpi, por duhet të paguajë 3 milionë lekë brenda 48 orësh (Vendimi)

Shqiperi

Gazeta Express

07/07/2025 17:33

Gjykata e Posaçme ka ndryshuar masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, duke zëvendësuar arrestin në shtëpi me një garanci pasurore.

Gjykata vendosi që masa e sigurisë “arrest në shtëpi” të zëvendësohet me garanci pasurore prej 3 milionë lekësh, e cila duhet të depozitohet brenda 2 ditësh. Deri në depozitimin e garancisë, Malltezi do të qëndrojë në arrest shtëpiak.

Njoftimi i GJKKO-së:

Kërkuesi Jamarbër Malltezi me datë 17.06.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “1. Revokimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal “arresti në shtëpi” caktuar me vendimin nr. 56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e sigurimit “Garancia pasurore”
parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale.”.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Elsa Ulliri, Rudina Palloj dhe Bib Ndreca, bazuar në nenet 112, 260, 236 dhe 237 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 404, datë 07.07.2025, vendosi:

Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit. Pranimin e kërkesës për zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në shtëpi” të caktuar ndaj të pandehurit Jamarbër Malltezi me vendimin Nr.56, datë 21.11.2023 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe zëvendësimin me masën e sigurimit  personal “Garancia pasurore”, e parashikuar nga neni 236 i K.Pr.Penale, në shumën prej 3,000,000 lekë, për të siguruar moslargimin e shtetasit Jamarbër Malltezi deri në përfundimin e gjykimit.

Garancia pasurore duhet të depozitohet brenda afatit 2 ditor, duke filluar ky afat nga shpallja e këtij vendimi. I pandehuri Jamarbër Malltezi do të qëndrojë me masën e sigurimit “Arresti në shtëpi” deri në depozitimin e garancisë pasurore. Pas depozitimit të shumës përkatëse duhet të njoftohet menjëherë prokurori, i cili në çdo rast jo më vonë se 24 orë nga njoftimi për depozitimin e shumës së garancisë pasurore, duhet të verifikojë dokumentacionin përkatës dhe sipas rastit të urdhërojë lirimin e menjëhershëm të pandehurit ose konfirmimin e masës sësigurimit “Arresti në shtëpi”.

Shpenzimet gjyqësore në ngarkim të palës kërkuese. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e
nesërmja e komunikimit të vendimit