Dha dorëheqjen si drejtor i RTSH-së, Enkelejd Joti emërohet zv.ministër i Mbrojtjes - Gazeta Express
string(82) "dha-doreheqjen-si-drejtor-i-rtsh-se-enkelejd-joti-emerohet-zv-minister-i-mbrojtjes"

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2023 11:23

Dha dorëheqjen si drejtor i RTSH-së, Enkelejd Joti emërohet zv.ministër i Mbrojtjes

Shqiperi

Gazeta Express

13/04/2023 11:23

Enkelejd Joti ka dhënë dorëheqjen si drejtor i Radio Televizionit Shqiptar pasi emëruar Zëvendësministër i Mbrojtjes.

“Në zbatin nenit të 106 të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, Statutit të RTSH-së nr.98/2016, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i Drejtorit të PËrgjithshëm të Radio Televizionit Shqiptar (RTSH)”, thuhet në shkresë.

Ai mori pjesë në garën për të drejtuar RTSH, pas arrestimit të ish-drejtorit Thoma Gëllçi, për korrupsion me tenderat. Ai e mbante këtë post që prej vitit 2021 kur u zgjodh me votim të fshehtë të 9 anëtarëve të Këshillit Drejtues me tre të pestat e votave.  /Gazeta Express