Dha dorëheqje kryesia e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit - Gazeta Express
string(65) "dha-doreheqje-kryesia-e-aleances-per-shqiptaret-e-arben-taravarit"

Maqedoni

Gazeta Express

16/01/2026 10:40

Dha dorëheqje kryesia e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit

Maqedoni

Gazeta Express

16/01/2026 10:40

Në mbledhjen e fundit të kryesisë së partisë, kryesia e Aleancës për Shqiptarët e Arben Taravarit vendosi njëzëri të japë dorëheqje kolektive në prag të Kuvendit dhe Kongresit partiak, transmeton Portalb.mk.

Nga partia thonë se ky vendim u mor me bindjen se partia ka nevojë për freski organizative, përfshirje të kuadrove të reja dhe reforma të thella e gjithëpërfshirëse, të cilat do ta forcojnë më tej profilin politik dhe funksionimin e brendshëm të Aleancës për Shqiptarët, si dhe si reflektim mbi rezultatin zgjedhor të zgjedhjeve lokale.

“Drejtimin e partisë, deri në mbajtjen e Kuvendit dhe Kongresit partiak, do ta ushtrojë kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ndërsa Kuvendi i Partisë do t’i konstatojë zyrtarisht dorëheqjet”, thanë nga ASh-ja.

Siç shtojnë nga atje, sipas afateve statutare, Kuvendi i Partisë do të mbahet në mesin e muajit shkurt, ndërsa Kongresi i Partisë pritet të mbahet më së voni deri në vjeshtën e këtij viti.

Ky vendim vjen pak ditë pas zgjedhjeve lokale të përsëritura ku ASh-ja e Taravarit në kuadër të AKI-së fitoi dy komuna, Gostivarin dhe Vrapçishtin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement