Devolli Corporation prezanton Prince Caffe në Anuga 2025 në Gjermani, interes i madh për kafenë kosovare - Gazeta Express
string(103) "devolli-corporation-prezanton-prince-caffe-ne-anuga-2025-ne-gjermani-interes-i-madh-per-kafene-kosovare"

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 19:43

Devolli Corporation prezanton Prince Caffe në Anuga 2025 në Gjermani, interes i madh për kafenë kosovare

Lajme

Gazeta Express

06/10/2025 19:43

Brendi i njohur Prince Caffe, pjesë e Devolli Corporation, po prezantohet me sukses në edicionin e 30 të Anuga 2025, panairit më të madh botëror të ushqimeve dhe pijeve, që zhvillohet në Këln të Gjermanisë.

Me mbi 5,500 kompani nga e gjithë bota dhe mijëra vizitorë profesionalë, Anuga mbahet si platformë e rëndësishme për prezantimin e inovacioneve dhe cilësisë në industrinë ushqimore.

Në standin e Devolli Corporation, produktet e Prince Caffe – duke filluar nga kafja turke tradicional, deri te përzierjet e veçanta me fara arabike të zgjedhura me kujdes – po tërheqin vëmendjen e importuesve, shpërndarësve dhe ekspertëve ndërkombëtarë.

No description available.

Me një kapacitet prodhimi vjetor prej 40,000 tonësh, të mbështetur në teknologjinë më të avancuar italiane, Prince Caffe po ofron jo vetëm freski dhe aromë të papërsëritshme, por edhe një histori tradite kosovare që bashkon miqësinë dhe kënaqësinë e një gote kafeje perfekte.

“Pjesëmarrja jonë në Anuga nuk është thjesht një prezantim, por një mundësi për të ndërtuar partneritete të reja dhe për të hapur edhe më tutje dyert e tregjeve evropiane për produktet tona”, deklaroi Dardan Shala, drejtor i Devolli Corporation.

“Interesi i madh për Prince Caffe tregon se cilësia kosovare mund të garojë me më të mirat globale, duke promovuar njëkohësisht trashëgiminë tonë kulturore përmes shijes së kafeve si ‘Lezet’ – sinonim i kënaqësisë së vërtetë.”

Devolli Corporation, një nga kompanitë liderë në Kosovë, merr pjesë në çdo edicion të Anugas që nga vitet e mëhershme, duke qenë ndër pionierët e pranisë profesionale kosovare në këtë event prestigjioz.

Anuga 2025, me fokus në tema si “Anuga Hot Beverages” dhe trendet globale të ushqimit, ofron impuls të rëndësishëm për industrinë, dhe Devolli Corporation po kontribuon me vlera të larta si një ndër kompanitë lidere të Ballkanit Perëndimor.

No description available.
No description available.
No description available.