Devoll/ Vijon për të dytën ditë zjarri në pyjet e Mirasit, situata mbetet e rënduar - Gazeta Express
string(81) "devoll-vijon-per-te-dyten-dite-zjarri-ne-pyjet-e-mirasit-situata-mbetet-e-renduar"

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 9:31

Devoll/ Vijon për të dytën ditë zjarri në pyjet e Mirasit, situata mbetet e rënduar

Shqiperi

Gazeta Express

28/08/2025 9:31

Një vatër zjarri që u ndez ditën e djeshme në zonën pyjore mbi fshatin Miras, në Njësinë Administrative Miras, Bashkia Devoll, vijon të jetë aktive edhe sot. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me bimësi të përzier, kryesisht dushk dhe pisha, duke shkaktuar përhapje të shpejtë të zjarrit.

Që prej orës 05:00 të mëngjesit, në terren janë angazhuar rreth 70 forca zjarrfikëse, punonjës të shërbimit pyjor, strukturave vendore dhe banorë të zonës, të cilët po punojnë intensivisht për izolimin e vatrës.

Ndërhyrja mbetet e vështirë për shkak të terrenit të thyer dhe mungesës së infrastrukturës rrugore, çka detyron forcat operacionale të ecin në këmbë për të mbërritur pranë zjarrit. Situata konsiderohet problematike pasi flakët kanë përfshirë edhe sipërfaqe me pisha, të cilat rrezikojnë përhapje të mëtejshme.

Institucioni i Prefektit të qarkut Korçë është në kontakt të vazhdueshëm me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, duke ndjekur nga afër ecurinë dhe koordinimin e veprimeve për shuarjen e plotë të zjarrit.