Deti në Borsh ka qenë i trazuar gjatë gjithë ditës së djeshme, ndërsa dallgët dhe batica e fortë kanë vijuar edhe në orët e mbrëmjes, duke krijuar një situatë të pazakontë në vijën bregdetare.
Mbrëmjen e së martës, batica ka arritur deri pranë hoteleve që ndodhen në lagjen turistike të njohur si Shkalla e Borshit. Valët e fuqishme kanë nxjerrë ujin jashtë vijës normale bregdetare, duke depërtuar deri pranë ambienteve të hoteleve.