Detajet, ekzekutohet biznesmeni shqiptar! Dy të plagosur, njëri dyshohet të jetë atentatori - Gazeta Express

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2020 23:37

Detajet, ekzekutohet biznesmeni shqiptar! Dy të plagosur, njëri dyshohet të jetë atentatori

Shqiperi

Gazeta Express

30/05/2020 23:37

Viktima e atentatit në orët e mbrëmjes së kësaj të shtune është një 37 vjeçar I identifikuar me emrin Bujar Lika.

Viktima rezulton të jetë biznesmen i njohur në fushën e mobilierisë e transportit. I riu u ekzekutua me armë në sheshin përballë një hoteli në afërsi të Mamurrasit.

Nga të dhënat paraprake, mendoset se atentatori është futur në sheshin e hotelit dhe ka qëlluar për vdekje biznesmenin.

Por nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë, të identifikuar si Kreshnik Tusha, 21 vjeç dhe Paulin Gjergji, 53 vjeçar.

Të dy të plagosurit janë dërguar drejt spitalit, teksa 21 vjeçari është nisur në spitalin e Traumës në Tiranë për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Nga të dhënat paraprake, dyshohet se i riu ka qenë autori që ka qëlluar për vdekje mbi biznesmenin.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policore. Grupi hetimor do të nisë fillimisht me këqyrjen e kamerave të sigurisë në mënyrë që të identifikojë autorin e ngjarjes së rëndë./Express