Detajet e reja, 5 herë kishte shpëtuar prej burgosjes i moshuari i vrarë sot nga RENEA - Gazeta Express
string(85) "detajet-e-reja-5-here-kishte-shpetuar-prej-burgosjes-i-moshuari-i-vrare-sot-nga-renea"

Gazeta Express

24/09/2020 21:03

Detajet e reja, 5 herë kishte shpëtuar prej burgosjes i moshuari i vrarë sot nga RENEA

Gazeta Express

24/09/2020 21:03

Të tjera detaje mësohen në lidhje me ngjarjen e e rëndë në Elbasan, ku 71 vjeçari Lefter Zhidro mbeti i vrarë nga ana e forcave speciale RENEA.

Lexo Edhe:

Abc Neës Aldo zbulon se ish-bashkëshortja e të moshuarit Floresha Zhidru, e kishte shpëtuar disa herë nga burgu ish burrin.

47-vjeçarja e kishte denoncuar mbi 5 herë për dhunë, por në momentin që oficerët i kërkonin që të firmoste kallëzimin kundër bashkëshortit, Floresha Zhidru e tërhiqte, ndërsa nuk kishte urdhër mbrojtje.

Por, i moshuari vijonte që ta dhunonte gruan. Sot ai e kërcënoi madje se do ta vriste me automatik, por Floresha Zhidru arriti që të dilte me shpejtësi nga shtëpia duke mbyllur derën dhe njoftuar policinë.  Lefter Zhidru hapi zjarr edhe kundër policisë, por fundin e kishte tragjik, pasi u ekzekutua nga RENEA.