Detaje të reja për vdekjen e 20-vjeçarit kosovar në Itali - Gazeta Express
string(57) "detaje-te-reja-per-vdekjen-e-20-vjecarit-kosovar-ne-itali"

Detaje të reja për vdekjen e 20-vjeçarit kosovar në Itali

Gazeta Express

17/01/2020 15:17

Erion Morina, 20 vjeç, nga Kosova, u gjet i vdekur sot në Itali.

Morina, që me prejardhje është nga fshati i Drenoc i Malishevës, dyshohet se u vra.

Lexo Edhe:

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, Morina pas një mosmarrëveshjeje me disa persona, u sulmua me grushte e më pas me armë të ftohtë. Gjithnjë sipas asaj që raportohet, trupi i Morinës pas ekzekutimit u hodh në lumë nga personi që kreu krimin.

Më pas, deri te gjetja e trupit erdhi pasi që afër kanalit të lumit u panë shenja gjaku, transmeton Lajmi.net.

Mediat në Itali raportojnë se karabinierët janë duke e hetuar rastin, dhe se aktualisht janë duke ndërmarrë disa operacione.