Detaje të reja për tragjedinë në Cetinë ku raportohet për 11 persona të vrarë - Gazeta Express
string(77) "detaje-te-reja-per-tragjedine-ne-cetine-ku-raportohet-per-11-persona-te-vrare"

Lajme

Gazeta Express

12/08/2022 19:22

Detaje të reja për tragjedinë në Cetinë ku raportohet për 11 persona të vrarë

Lajme

Gazeta Express

12/08/2022 19:22

Në lagjen Medovina të Cetinës në afërsi të një ndërtese qeveritare kanë mbetur të vrarë 11 persona, ndërsa gjashtë të plagosur Në mesin e të plagosurve është edhe një pjesëtar i policisë, kanë konfirmuar për Televizionin Publik të Malit të Zi nga Drejtoria e Policisë.

Sipas televizionit shtetërore, thuhet se tragjedisë i ka paraprirë një konflikt familjar, pas së cilës sulmuesi ka qëlluar rastësisht kalimtarët në rrugë. Sulmuesi ka qëlluar edhe në drejtim të policisë dhe në përleshje ka mbetur i vrarë.

Lexo Edhe:

Nga vendi

Po ashtu, në Qendrën Emergjente presin edhe një të lënduar nga Cetina.

4 të plagosur janë shtruar në spitalin e Cetinjës, ndërsa dy të plagosur janë transportuar në Qendrën Klinike në Podgoricë.

Qendra Emergjente e DK-së tha për TVCG se një burrë është pranuar me lëndime të rënda në kokë dhe gjoks. Tre pacientë u desh të dërgoheshin me urgjencë në sallën e operacionit dhe lëndimet ishin mjaft të rënda.

Ivan Ivanoviq, ushtrues detyre i drejtorit të spitalit të Cetinës, tha për TVCG se dy personat të cilët janë shtruar në atë institucion janë jashtë rrezikut për jetën dhe se një pacient është liruar për trajtim në shtëpi pas trajtimit.

Sipas informacioneve jozyrtare, sulmuesi është një 34-vjeçar, i cili ka qëlluar edhe mbi fëmijët.

Ajo pjesë e qytetit u bllokua, u shtua prania e policisë dhe u mblodhën një numër i madh i qytetarëve të Cetinisë.

Nga dëshmitarët okularë në vendngjarje mësojmë se sulmuesi ka kaluar nëpër lagje dhe ka qëlluar rastësisht mbi qytetarët që ndodheshin aty rastësisht.

Aktualisht nuk ka asnjë informacion zyrtar.