Dalin detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bulqizë, ku Klodian Kola 27 vjeç qëlloi pa dashje me çifte shokun e tij, Elidon Basha me të cilin kishte dalë për gjah.
23-vjeçari Basha ka mbërritur pa shenja jete në spital, pas plagëve që kishte marrë në krah dhe ka humbur jetën si pasojë e gjakderdhjes.
Burime për ABC bëjnë me dije se viktima është qëlluar me një armë automatike, ndërsa policia ka mundur të gjejë armën e krimit tip “kallashnikov”.
Në gjueti kanë pasur një armë gjahu dhe një kallashnikov. Më pas autori i ngjarjes ka dashur të fshehë autorësinë duke pretenduar se i kanë qëlluar.
Gjithashtu bëhet me dije se autori kishte fshehur armën tip kallashnikov me të cilën ka qëlluar aksidentalisht shokun e tij.
Bëhet me dije se të dy të rinjtë ishin shokë të ngushtë dhe kishin dalë edhe herë të tjera për gjueti bashkë.
Raportohet se mes njëri tjetrit nuk ka pasur kurrë mosmarrëveshje , dhe se të rinjtë nuk kanë pasur probleme me askënd.
Qumështorja Vita vjen me kampanjën e saj më të re, “Rritna tu pi Vita”, një vazhdimësi e natyrshme dhe...