Detaje të reja nga vrasja e policit malazez, kapen 3 kosovarë - Gazeta Express
string(60) "detaje-te-reja-nga-vrasja-e-policit-malazez-kapen-3-kosovare"

Detaje të reja nga vrasja e policit malazez, kapen 3 kosovarë

Gazeta Express

16/12/2019 7:08

Tre persona nga Kosova janë arrestuar lidhur me vrasjen e policit kufitar të Malit të Zi, Milutin Lekovic, 41 vjeçar

Siç njoftojnë mediat malazese, ky u plagos dje në Igalo gjatë detyrës.

Lexo Edhe:

Sulmi ndodhi rreth orës 13:30, me rastin e ndalimit të tre personave nga Kosova, të cilët nuk kishin dokumente.

Polici kufitar u godit në kokë nga një armë zjarri, e cila dyshohet se ishte gjuajtur nga ulësja e pasme e një makine zyrtare nga njëri prej tre personave të ndaluar.

Të dyshuarit ikën pas të shtënave, në përpjekje për të kapërcyer kufirin, por u arrestuan rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin.

Një burrë dhe një grua, të cilët ishin në shoqëri me sulmuesin, u arrestuan gjithashtu.