Detaje të reja nga vrasja e Martin Çeços, bariu: Zbuloi parcelën me kanabis, e kërcënonte një grup i fuqishëm - Gazeta Express
string(106) "detaje-te-reja-nga-vrasja-e-martin-cecos-bariu-zbuloi-parcelen-me-kanabis-e-kercenonte-nje-grup-i-fuqishem"

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2022 20:27

Detaje të reja nga vrasja e Martin Çeços, bariu: Zbuloi parcelën me kanabis, e kërcënonte një grup i fuqishëm

Shqiperi

Gazeta Express

05/07/2022 20:27

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e Martin Çeços në Maliq e cila vijon të jetë në qendër të vëmendjes dhe ku dyshohet që shkaku kryesor i krimit ka qenë një intrigë dashurie.

Në pranga për ngjarjen makabre kanë rënë tre të rinj, të cilët akuzohen se mbytën me litar të riun dhe e hodhën trupin e tij të pajetë në rezervuar, për të humbur gjurmën.

Lexo Edhe:

Një bari i zonës rrëfeu për emisionin “Uniko” se viktima kishte shkuar për të prerë dru në fshatin Bickë dhe atje kishte zbuluar një parcelë me drogë që donte ta denonconte në polici. Por sipas tij, “grupi i fuqishëm që kishte mbjellë lëndën narkotike, që përbëhej nga rreth 90 persona” e kishin kërcënuar se do e vrisnin, madje i kishin kërkuar të zhdukej nga Shqipëria.

Bariu: Kishte shkuar të bënte dru, e kërcënonin ata të drogës. S’ka lidhje femër me vrasjen e tij, janë të gjitha fjalë. Zbuluan padashje parcelën e drogës, nuk e prishën. Por këta nuk donin që ta zbulonin, ishin shumë grup i madh, shumë. Rreth 90 veta, mbjellin vetëm zonën atje. Drutë e morën në qafë atë, kishte gati 1 muaj që e kishte zbuluar parcelën. Ata e kërcënonin, i thoshin do të vrasim. Çfarë nuk i thoshin, mos hajde më këtej, zhduku fare, i kishin thënë. Zhduku nga Shqipëria, që të mos rrinte këtu. Ishin të fuqishëm. Banorët kanë parë një makinë të zezë pa targë atë natë. Më pas targën e kishin vendosur kur u larguan. Nuk ka qenë i martuar, u tha për të humbur gjurmët. Nuk jemi ndjerë më parë të kërcënuar. Se lidhte asgjë Martinin me kultivimin e lëndës narkotike, vetëm e zbuloi. Donte ti denonconte, por hoqi dorë, kishte frikë. E kërcënuan keq, nuk shkoi në polici. Iku në Gjermani, por e kthyen ata.

“Nuk më besohet se vrasja e tij ka lidhje me një femër, për aq sa e njihnim neve. Ndoshta ndonjë arsye tjetër”, tha një grua.

“Shkonte shumë mirë me të atin. Punonte, kishte 3 mushka bënte dru. Ishte shume i turpshëm, s’ma merr mendja për Martinin që kishte punë vajze”, tha një banore tjetër.