Detaje të reja nga vrasja e Lulëzim Vishës, çfarë u zbulua nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje - Gazeta Express
string(95) "detaje-te-reja-nga-vrasja-e-lulezim-vishes-cfare-u-zbulua-nga-gezhojat-e-gjetura-ne-vendngjarje"

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2025 10:11

Detaje të reja nga vrasja e Lulëzim Vishës, çfarë u zbulua nga gëzhojat e gjetura në vendngjarje

Shqiperi

Gazeta Express

27/01/2025 10:11

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e Lulëzim Vishës.

Mësohet se gëzhojat që janë gjetur në vendin e ngjarjes përkojnë me armën që u gjet tek makina. Gjithashtu e njëjta model arme u gjet gjatë kontrollit në banesën e Ervis Lamit.

Policia do të marrë ADN e gëzhojave të gjetura në vendin e ngjarjes dhe në banesën e Lamit për të bërë më pas krahasimin.

Gjithashtu policia po vijon me analizimin e pamjeve të kamerave të sigurisë dhe me marrjen në pyetje të familjarëve të Lulzim Vishës, raporton news 24. Ndërkohë kushëriri i Ervis Lamit teksa është marrë në pyetje nuk ka pranuar konfliktin me familjen Visha.

Advertisement
Advertisement
Advertisement