Detaje të reja nga aksioni i policisë, u gjetën armë në disa shtëpi në Banjskë - Gazeta Express
string(77) "detaje-te-reja-nga-aksioni-i-policise-u-gjeten-arme-ne-disa-shtepi-ne-banjske"

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 9:09

Detaje të reja nga aksioni i policisë, u gjetën armë në disa shtëpi në Banjskë

Lajme

Gazeta Express

27/09/2023 9:09

Policia e Kosovës ka njoftuar për konfiskimin e disa armëve gjatë kontrollit në disa shtëpi në Banjskë, shkruan gazeta Express.

Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Lexo Edhe:

Nuk raportohet për të arrestuar.

Rastet janë hapur për armëmbajtje pa leje.

Të gjitha rastet:

   Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “ Karabin” me 87 copë fishekë dhe një pushkë ajrore. Me vendim të prokurorit armët e gjetura janë konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 74 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 11:50. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë “Karabin”  pa municion. Me vendim të prokurorit arma e gjetura është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

·         Fsh. Banjskë, Zveçan 23.09.2023 – 14:35. Gjatë kontrollit të shtëpisë dhe objekteve përcjellëse pronë e të dyshuarit mashkull/Serb, i dyshuari ka lajmëruar se posedon një pushkë gjuetie dhe 10 copë fishekë për të cilën nuk posedonte leje valide. Me vendim të prokurorit arma e gjetur është konfiskuar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.