string(89) "detaje-shperthimi-me-lende-plasese-ne-berat-dyshohet-paralajmerim-per-te-birin-e-pronarit"

Shqiperi

Gazeta Express

25/05/2025 12:14

DETAJE/ Shpërthimi me lëndë plasëse në Berat, dyshohet paralajmërim për të birin e pronarit

Shqiperi

Gazeta Express

25/05/2025 12:14

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në lagjen “Çlirim” të qytetit të Beratit, ku është hedhur lënde plasëse në lokalin e shtetasit Sali Fetiu.

Mësohet se lokali ndodhet i mbyllur prej dy vitesh dhe në xhamat e tij është vendosur tabela “Jepet me qira”.

Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve përreth për të ndihmuar në hetime.

Sipas burimeve policore, dyshohet se shpërthimi është një paralajmërim për djalin e pronarit të lokalit, 37-vjeçarin Asllan Fetiu. Ky i fundit, më 24 mars 2024, ka plagosur me thikë një 85-vjeçar, Todi Biçaku, në një lokal përballë, ndërsa ndodhej në gjendje të dehur. Ai kishte hyrë në lokal në kërkim të një shtetasi, dhe pasi nuk e gjeti, goditi klientin e moshuar me thikë.