Detaje për kërcënimin me bombë në Aeroportin “Adem Jashari”: Informata u pranua përmes postës elektronike - Gazeta Express
string(102) "detaje-per-kercenimin-me-bombe-ne-aeroportin-adem-jashari-informata-u-pranua-permes-postes-elektronike"

Lajme

Gazeta Express

07/02/2023 8:58

Detaje për kërcënimin me bombë në Aeroportin “Adem Jashari”: Informata u pranua përmes postës elektronike

Lajme

Gazeta Express

07/02/2023 8:58

Edhe të hënën, Aeroporti “Adem Jashari” u kërcënua dy herë me mjete shpërthyese përmes postës elektronike.

Fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve.

“Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta”, njofton policia.

Më pas, gjithçka i është kthyer normalitetit.

Rasti po vazhdon të hetohet.

Njoftimi i plotë i policisë:

KËRCËNIM ME MJETE SHPËRTHYESE/ANP Adem Jashari 06.02.2023 – 16:05. Raportohet se përmes postës elektronike në ANP Adem Jashari, janë pranuar dy kërcënime me mjete shpërthyese. Nga njësitë policore fillimisht është bërë evakuimi i stafit të ANP Adem Jashari dhe i të gjithë udhëtarëve. Më pas njësitë përkatëse kanë bërë kontrollimin e hapësirave e ANP Adem Jashari dhe nuk kanë rezultuar si kërcënime të vërteta. Pastaj është mbyllur alarmi dhe gjithçka u është kthyer normalitetit. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.