Detaje nga vrasja e taksistit në Fushë- Prezë/ U qëllua 6-7 herë, autorët dyshohet se u larguan drejt Vorës! Disa të shoqëruar - Gazeta Express
string(122) "detaje-nga-vrasja-e-taksistit-ne-fushe-preze-u-qellua-6-7-here-autoret-dyshohet-se-u-larguan-drejt-vores-disa-te-shoqeruar"

Detaje nga vrasja e taksistit në Fushë- Prezë/ U qëllua 6-7 herë, autorët dyshohet se u larguan drejt Vorës! Disa të shoqëruar

Gazeta Express

03/08/2020 20:38

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e 71-vjeçarit, Abdulla Budlla. Rerport Tv, Merin Maçi raporton se 71-vjecari ka mbetur i vrarë në vendin ku shpesh herë stacionohej me taksinë e tij vetëm pak minuta nga banesa e tij në fshatin Hametaq.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Budlla është qëlluar 6-7 herë nga një automjet në lëvizje që dyshohet se është larguar në drejtim të Vorës. Deri tani ende nuk ka një pistë konkrete që të çon tek shkaku që prodhoi ekzekutimin e tij për shkak se viktima nuk ka precedent të mëparshëm penal. Për identifikimin e autorëve policia ka shoqëruar personat që kanë qenë në zonë në momentin e ngjarjes dhe që mund të kenë fiksuar automjetin me të cilin janë larguar autorët. Nga ana tjetër për kapjen e tyre policia ka ngritur pika kontrolli në aksin rrugor Rinas -Fushë-Krujë, Rinas-Vorë -Tiranë.

Lexo Edhe: