Vdekja e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë, Alsat: Viktima është S.D. nga Gjakova - çfarë u gjet në vendin e ngjarjes - Gazeta Express
string(111) "vdekja-e-25-vjecares-nga-kosova-ne-tetove-alsat-viktima-eshte-s-d-nga-gjakova-cfare-u-gjet-ne-vendin-e-ngjarjes"

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 22:27

Vdekja e 25 vjeçares nga Kosova në Tetovë, Alsat: Viktima është S.D. nga Gjakova – çfarë u gjet në vendin e ngjarjes

Lajme

Gazeta Express

05/11/2025 22:27

Është gjetur pa shenja jete trupi i një 25-vjeçare nga Kosova, që supozohet të jetë studente në Tetovë.

Burime nga Policia bëjnë me dije për Alsat, se 25-vjeçarja që u gjet e vdekur është S.D nga Gjakova.

Sipas po këtyre burimeve, ajo ka rënë nga një objekt në ndërtim e sipër, derisa në vendin e ngjarjes janë gjetur disa barna.

E ndjera ishte studente në master, ndërkaq bëhet me dije se organet e rendit janë në kërkim se a ka persona të tjerë të përfshirë./ Alsat.mk