Detaje nga vdekja e 20 vjeçarit nga Rahoveci në bregdetin e Shqipërisë: Vdiq në fushën e volejbollit - Gazeta Express
string(99) "detaje-nga-vdekja-e-20-vjecarit-nga-rahoveci-ne-bregdetin-e-shqiperise-vdiq-ne-fushen-e-volejbollit"

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 13:51

Detaje nga vdekja e 20 vjeçarit nga Rahoveci në bregdetin e Shqipërisë: Vdiq në fushën e volejbollit

Lajme

Gazeta Express

15/07/2025 13:51

Kanë dalë detaje të reja për vdekjen e 20 vjeçarit nga Rahoveci në Shqipëri.

Mediat në Shqipëri raportojnë se i riu vdiq derisa po luante volejboll në një plazh në Dhërmi.

“Specialistët e Stacionit të Policisë Dhërmi referuan materiale për vlerësim, pasi më datë 14.07.2025, pranë një plazhi në Dhërmi, në fushën e volejbollit, dyshohet se ka humbur jetën për shkaqe natyrale shtetasi A. H., 20 vjeç, banues në Kosovë, i cili ndodhej me pushime së bashku me shoqërinë e tij. Autopsia mjekoligjore do të kryhet pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë, për përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, ka njoftuar për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha.

Ai tha se Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të 20-vjeçarit nga Rahoveci, Anid Samir Hoxha.

Anidi po qëndronte për pushime në bregdetin shqiptar, së bashku me shokët e tij.

Kjo humbje e papritur na preku thellë të gjithëve, familjen, shokët dhe secilin që e njohu Anidin, si djalë të mirë e të dashur.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hoxha, miqtë dhe për të gjithë ata që ndjejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të rëndë. Qoftë i lehtë dheu për Anidin!”, shkroi ai.