Detaje nga krimi në Elbasan, gruaja e çoi në gjyq për dhunë, burri e qëlloi me thikë dhe më pas me kallashnikov - Gazeta Express
string(109) "detaje-nga-krimi-ne-elbasan-gruaja-e-coi-ne-gjyq-per-dhune-burri-e-qelloi-me-thike-dhe-me-pas-me-kallashnikov"

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2021 15:06

Detaje nga krimi në Elbasan, gruaja e çoi në gjyq për dhunë, burri e qëlloi me thikë dhe më pas me kallashnikov

Shqiperi

Gazeta Express

06/05/2021 15:06

Të tjera detaje dalin në dritë nga krimi i rëndë që tronditi Elbasanin, ku burri vrau bashkëshorten e tij. “BalkanWeb” mëson se gruaja, kërkonte urdhër mbrojtje nga bashkëshorti, por ish polici i mori jetën duke e masakruar me thike dhe qëlluar për vdekje me kallashnikov.

Ngjarja e rëndë që tronditi Elbasanin u shënua mesditën e kësaj të enjteje pranë gjykatës. Bashkëshortët Koço dhe Liljana Buzo përkatësisht 58 dhe 54 vjeç ishin duke iu drejtuar gjykatës se qytetit ku do të mbahej seanca për ish-policin, pasi e shoqja e kishte denoncuar për dhune dhe kërkonte urdhër mbrojtje ndaj tij.

Lexo Edhe:

Veçmas nga njeri-tjetri bashkëshortet ishin duke ecur drejt gjykatës, por 58-vjeçari i cili ishte duke e ndjekur të shoqen e ndaloi atë dhe pas konfliktit verbal që patën e qëlloi me thikë dhe me pas edhe me kallashnikovin që kishte me vetë duke e lënë të vdekur ne vend. Po ashtu te plagosur mbeten edhe 2 persona të cilët ndërhynë për të neutralizuar agresorin.

Njërin prej tyre e kapën plumbat në këmbë dhe tjetrin në dorë, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore janë larguar në banesë. Autori i krimit, 58-vjeçari Koço Buzo u arrestua menjëherë pas ngjarjes, ndërsa policia sekuestroi armën e zjarrit tip kallashnikov dhe thikën me të cilën ai qëlloi gruan.

Mësohet se konfliktet mes çiftit kanë qenë të vazhdueshme për motive xhelozie. Ishte kjo edhe arsyeja qe 58-vjeçari Koço Buzo ushtronte dhunë të vazhdueshme ndaj bashkëshortes së tij, e cila kërkonte t’i jepte fund, por burri nuk ndali derisa i mori jetën asaj.