Detaje nga funerali i Diogo Jotas dhe vëllait të tij - Gazeta Express
string(52) "detaje-nga-funerali-i-diogo-jotas-dhe-vellait-te-tij"

Sport

Gazeta Express

05/07/2025 9:49

Detaje nga funerali i Diogo Jotas dhe vëllait të tij

Sport

Gazeta Express

05/07/2025 9:49

Gjatë ditës së sotme (e shtunë), me fillim nga ora 10:00, do të nisë edhe funerali i dy vëllezërve, Diogo Jota dhe Andre Silva.

Mijëra tifozë të futbollit, veçanërisht të Liverpoolit, u mblodhën në kishën Igreja Matriz de Gondomar për të dhënë mbështetjen e tyre ndaj familjes dhe për të nderuar figurat e të ndjerëve.

Pak para nisjes së ceremonisë mortore, edhe gruaja e tij (Diogo Jotas), Rute Cardoso u paraqit në kishën ku do të mbahet funerali.

Diogo Jota dhe gruaja e tij, u martuan vetëm 11 ditë para vdekjes së tij.

Edhe e gjithë skuadra e Liverpoolit do të marrë pjesë në këtë ceremoni, me shumicën prej lojtarëve që i lanë pushimet e tyre në gjysmë, për të respektuar ish-bashkëlojtarin e tyre.

Jota dhe vëllai i tij humbën jetën në një aksident automobilistik pranë provincës spanjolle të Zamorës, në orët e para të së enjtes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 00:30 me orën lokale, sipas njoftimit të Guardia Civil të Spanjës.

Jota ishte këshilluar të mos udhëtonte me avion pas një ndërhyrjeje të vogël kirurgjikale, ndaj po udhëtonte me makinë për të kapur tragetin që do ta kthente në Angli, ku pritej të fillonte përgatitjet për sezonin e ri të hënën.